Shpërndaje në: Ndeshja e xhiros së katërt e elitës së futbollit të Ukrainës ndërmjet Zoryas dhe Kharkivit është ndërprerë përkohësisht për herë të dytë për shkak të një alarmi për sulm në Kiev. Ndeshja u ndërpre në minutën e 51-të. Për herë të parë u ndërpre në minutën e 19-të. Rezultati aktualisht është 1:0 në të mirë të Kharkivit.
Në fushë ishte edhe futbollisti i Kosovës, Baton Zabërgja. Në stol te Kharkivi ishte futbollisti tjetër kosovar, Ermir Rashica. Përkohësisht është ndërprerë edhe ndeshja tjetër në Ukrainë ndërmjet LNZ Cherkasyt dhe Veres – Rivne (0:0). Kjo ndeshje, që po luhet në Cherkasy, është ndërprerë tri herë për të njëjtat arsye.
Herën e parë u ndërpre në minutën e 29-të, dhe ndërprerja zgjati rreth 20 minuta. Pritja për rifillim të ndeshjes për herë të dytë zgjati gati dy orë. Për herë të tretë u ndërpre vetëm tre minuta pas rinisjes. Tedi Cara luajti deri në minutën e 66-të te LNZ, ndërsa Ajdi Dajko është në stol.
