Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Gjatë orëve të pasdites, në pjesët më veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta lokale të shiut, bubullima dhe paraqitje të rrallë të breshërit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë më e fuqishme nga veriu.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtime të ndryshueshme. Nga e hëna pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet, i shoqëruar me reshje shiu, më të dendura të martën dhe të mërkurën (në disa vende mbi 15 l/m²).
Lokalisht, proceset do të jenë në formë të motit të lig afatshkurtër, me reshje intensive shiu, erë të përforcuar, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshërit. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
