Mirlind Daku ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Spartak Moskës në kampionatin rus, në klubin ku u transferua vetëm pak javë më parë nga radhët e Rubin Kazan. Sulmuesi shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1:1 në ndeshjen në shtëpi përballë Orenburg, duke u bërë protagonist i takimit në minutën e 76.
Në fakt kishte lojtarë të tjerë që shkuan te pika e penalltisë për Spartak Moskën, por pastaj i dorëzuan sferën Dakut që të gjuante i qetë, siç bëri duke shënuar golin e barazimit. Por ai nuk e festoi siç do të dëshironte më pas u përfshi në sherr të vogël mes lojtarëve, pasi ata të Spartak Moskës kërkonin të rinisnin ndeshjen me shpejtësi për të kërkuar fitoren.
