Pas 27 vitesh, Trepça. ka rikthyer në menaxhim hapësirat e parkingut në pronën e saj në rrugën “Mbreti Milutin” në Zveçan. Sipas njoftimit të Trepçës, prona përfshin 635.2 metra katrorë hapësirë parkingu dhe 1,049.2 metra katrorë parkingje të mbuluara. Shfrytëzuesve të hapësirave u është dhënë afat prej 10 ditësh për largimin e automjeteve, pajisjeve dhe sendeve të tjera nga prona.
“Trepça Sh.A. në mbrojtje dhe administrim të pronës së saj”, thuhet në njoftim.
Burimi:
Bota Sot
