Betim Fazliji mund të largohet nga St. Galleni këtë verë, pasi Zurichu ka nisur negociatat për transferimin e mesfushorit të Kosovës. 27-vjeçari nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen e fundit, pasi klubi e lejoi të zhvillojë bisedime me Zurichun, raporton medium zviceran Blick.. Fazliji ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa deri tani ka zhvilluar 128 ndeshje për St. Gallenin.
Marrëveshja ende nuk është finalizuar, por sinjalet për transferimin e mundshëm janë pozitive.
Burimi:
Bota Sot
