Shkëndija e Haraçinës triumfon në Kumanovë

0%

Shkëndija e Haraçinës arriti fitoren e dytë në sezonin e ri të elitës së futbollit të Maqedeonisë së Veriut, pasi mposhti skuadrën e Bashkimit me rezultat 1:2, në ndeshjen e zhvilluar në Kumanovë. Enis Fazllagiç ishte heroi i skuadrës nga Haraçina, duke shënuar të dy golat në këtë fitore.

Fazllagiç, përforcimi i ri i Shkëndijës, fillimisht në minutën e 8-të arriti të shënojë kundër Bashkimit. Ai përfitoi nga një top i devijuar dhe goditi saktë në këndin e sipërm të majtë. Megjithatë, Bashkimi arriti të barazojë. Ribeiro shënoi nga goditja e lirë në minutën e 25-të, duke realizuar golin e parë të skuadrës kumanovare në këtë sezon.

Në minutën e dytë të kohës shtesë, Fazllagiç arriti të rikthejë epërsinë për Shkëndijën, e cila në fund rezultoi të ishte fituese. Fazllagiç shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke i siguruar kështu tri pikë Shkëndijës së Haraçinës. Pas javës së pestë, Haraçinasit rendin në vend të pestë me 7 pikë dhe Bashkimi në fund me 0 sosh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot