Manchester Utd i papërmbajtshëm ndaj Ipswich-it

0%

Manchester Utd ka arritur tre pikët e para në edicionin e ri në Premier League. “Djajtë e Kuq” ishin të papërmbajtshëm për Ipswich-in, duke i shkaktuar humbje me rezultat 5:2 në ndeshjen e javës së dytë. Pjesa e parë ishte baras (1:1), ndërsa gjithçka mbyllet në 45 minutat e dytë.

Futbollisti Fernandes (40′, 61′ – nga penalltia e 68′) shënoi het-trik dhe është më i merituari për fitoren e thellë. Gola tjerë i realizuan Greaves (56′ – autogol) dhe Mbeumo (82’). Për mysafirët shënuan Davis (29′) dhe Akpom (90+1′). Manchester Utd renditet në vend të 10 me 3 pikë dhe Ipswich është i 12-ti me 3 sosh.

Burimi: Bota Sot