Mirlind Daku hap llogarinë e golave te Spartak Moska

0%

Mirlind Daku ka shënuar golin e parë me fanellën e Spartak Moskës, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë në përballjen ndaj Orenburgut. Sulmuesi shqiptar realizoi nga pika e bardhë në minutën e 76-të, duke barazuar rezultatin në 1-1. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Premier së Rusisë.

Daku e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa në momentin e penalltisë u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar.

Për Dakun, ky ishte goli i parë që prej transferimit te Spartak Moska, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim me klubin e ri. ⚽️🇦🇱 Goli i Mirlind Daku ndaj Orenburg Gol e asistim nga transferimi te Spartak Moscow nga qendersulmusi pic.twitter.com/syfFHcKxLb — AlbanianScout (@albanianscout) August 30, 2026 Ndërkohë, në fillim të këtij edicioni, Daku kishte shënuar edhe dy gola me Rubin Kazanin, para se të transferohej te gjiganti nga Moska.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi