Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë rresht në edicionin e ri në kampionatin spanjoll. Reali pa ndonjë mund të madh e ka mposhtur me rezultat 4:0 ndaj Malagës. Tre gola në pjesën e parë, ishin edhe vendimtare për fitoren e “mbretërve”. Bellingham (19′), Herrero (26′ – autogol), Mbappe (30′) e Guler (90+1’)– realizuan për fitoren e Realit.
Madrilenët prijnë me 9 pikë, ndërsa Malaga është në pozitën e 19-të me 1 pikë.
Burimi:
Bota Sot
