Arb Manaj hero – Drita merr tri pikë të rëndësishme ndaj Vushtrrisë

0%

Drita ka marrë tri pikë të rëndësishme në kampionatin e Kosovës, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 0-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin në Hajvali, ku skuadra gjilanase ishte mysafire. Përballja u karakterizua edhe nga atmosfera e krijuar në tribuna, pasi në Hajvali ishin të pranishme të dy tifozeritë, Forca e Vushtrrisë dhe Intelektualët e Dritës.

Tensionet mes dy tifozerive bënë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta, para se ajo të vazhdonte. Në aspektin sportiv, ndeshja ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi. Drita arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 77-të. Pas një aksioni të skuadrës gjilanase, Arb Manaj u tregua i saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0-1.

Vushtrria tentoi të reagonte në minutat e mbetura, por Drita u mbrojt mirë dhe e ruajti epërsinë deri në vërshëllimën e fundit. Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e gjashtë pikëve nga dy ndeshje, pasi ndeshja e saj ndaj Prishtinës është shtyrë. Në anën tjetër, situata është e vështirë për Vushtrrinë, e cila pas tri xhirove ka pësuar tri humbje dhe mbetet pa pikë në tabelë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi