Shpërndaje në: Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, e ka shënuar golin e parë me fanellën e Spartak Moskës. Daku realizoi golin nga penalltia në barazimin 1:1 të Spartakut në shtëpi ndaj Orenburgut. Daku që luajti gjatë gjithë ndeshjes, ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 76-të për barazimin 1:1.
Ndeshja ndërmjet Spartakut dhe Orenburgut u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues së Rusisë. Daku me fanellën e Spartakut ka edhe një asistim, ndërsa këtë edicion ka shënuar edhe dy gola me fanellën e Rubin Kazanit.
