Marcelo Brozoviç është kthyer në një nga elementët që mund të bëjnë një lëvizje të bujshme në Europë në ditët e fundit të merkatos së verës. Mesfushori i njohur korat, ka marrë oferta të ndryshme gjatë këtyre ditëve, pas vendimit për t’u larguar nga Al Nasr në Arabinë Saudite.
Ai ka refuzuar oferta nga Monako dhe Trabzonspor, ndërsa deri në ditët e fundit ka qenë në bisedime me Real Madrid. Por në fund palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe Brozoviç vendosi të mos pranonte ofertën me rolin që i ofronte klubi madrilen.
Tashmë mediat italiane raportojnë se kroati është në bisedime për t’u kthyer në Itali, ku ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai ka luajtur 8 sezone me Interin, duke zhvilluar 330 ndeshje e shënuar 31 gola.
