Anis Mehmeti nuk ka ndërmend t’ia bëjë të lehtë Ipswich Town, së paku këto ditë të mbetura në merkato. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Anglia, mësohet se sulmuesi shqiptar ka vendosur të shpërfill interesimet që vijnë nga Birmingham dhe Wrexham, dy klube që militojnë një kategori më poshtë, pra në Championship.
Edhe pse te klubi i sapongjitur në Premier League, po presin për të përfituar 10 milionë euro nga kartoni i shqiptarit, ky i fundit duket se po përpiqet të bllokojë këtë tratativë dhe beson se mund ta fitojë vendin e titullarit në Portman Road. Një situatë disi kaotike që ka lënë të acaruar pikërisht dy klubet e Championship që trokitën në derën e Ipswich për shërbimet e 25-vjeçarit.