Freiburgu e nis me spektakël

0%

Freiburgu e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Bundesligë, duke mposhtur Werder Bremenin me rezultatin e thellë 4-1 në “Europa-Park Stadion”. Vendasit dominuan pjesën e parë dhe kaluan në avantazh në minutën e 28-të. Yuito Suzuki shfrytëzoi një krosim nga këndi të Jan-Niklas Beste dhe me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Freiburgu vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në fundin e pjesës së parë dyfishoi avantazhin. Igor Matanović mori një pasim të saktë mes mbrojtësve të Bremenit dhe me një goditje të fuqishme nga rreth 23 metra mposhti portierin Karl Hein. Bremen pësoi goditjen e radhës vetëm pak minuta pas rifillimit.

Në minutën e 48-të, topi i devijuar në zonë përfundoi te Suzuki, i cili reagoi shpejt dhe shënoi golin e tretë të Freiburgut. Vetëm disa minuta më vonë erdhi edhe goli i katërt. Suzuki dhe Matanoviq kombinuan bukur në zonë, me kroatin që i riktheu topin shokut të skuadrës. Suzuki e pati të lehtë të shënonte në portën bosh dhe kompletoi një paraqitje fantastike personale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Werder Bremen arriti të shënonte golin e nderit në minutat e fundit, kur Dariusz Stalmach goditi saktë me kokë pas një goditjeje nga këndi. Freiburg regjistroi kështu një fitore bindëse 4-1 dhe nisi sezonin me optimizëm të madh, ndërsa Bremeni pësoi një humbje të rëndë që në javën e parë.

Burimi: Bota Sot