Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga babai i tij 83-vjeçar, pas një zënke familjare në Colico, në provincën e Lecco-s, në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, më 29 gusht, në banesën ku babë e bir jetonin së bashku.
Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, një debat mes tyre ka përfunduar me 83-vjeçarin që dyshohet se ka sulmuar të birin me një thikë kuzhine. 49-vjeçari u dërgua me helikopter në Spitalin San Gerardo në Monza, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, 83-vjeçari u arrestua nga karabinierët nën dyshimin për vrasje.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në konfliktin fatal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
