Shpërndaje në: Werder Bremeni ka shprehur interesim për sulmuesin e talentuar kosovar, Arijon Ibrahimoviq. Werderi po shqyrton mundësinë e huazimit të Ibrahimoviqit nga Bayerni. Për interesimin e Werderit për Ibrahimoviqin ka shkruar edhe “Sky”. Sipas “Sky”, drejtuesit e Bremenit kanë kontaktuar drejtuesit e Bayernit për 20-vjeçarin.
Ibrahimoviq është pjesë e gjigantit gjerman që nga viti 2018. Në vitin 2023 luajti dy ndeshje për Bayernin, ndërsa më pas u huazua te Frosinone, Lazio dhe Heidenheimi. Me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
