Blanka Guzi e Hungarisë dhe Lukes Matej i Çekisë janë kampionët e botës në Pentathtlon Modern. Gjithçka u zhvilluan Guiang të Kinës. Blanka Guzi arriti të bënte diferencën në vrapimin me lazer, që është disiplina e fundit e pesëgarëshit modern.
Pikërisht aty arriti t’i merrte vendin e parë egjiptianes 16-vjeçare Farida Khalil, e cila ishte Kampione e Botës në fuqi, shpallur në Kaunas më 2025-ën. 1485 pikë për Blanka Guzin, e cila la nga pas Khalid me 1474 pikë dhe britaniken Brajson Kerenza me 1464 pikë.
Në fakt Guzi nuk ishte në kryesueset e momentit as në skermë dhe as në kalimin me pengesa, kurse në not në 100 metra stil i lirë ishte vetëm e treta. Dhe eksperienca e gjatë e bëri hungarezen, që është dhe e para e renditjes botërore, medaliste të artë në Kampionatin Botëror në Kinë.
Ndërkohë për meshkuj Lukas Matej ka shpërthyer vetëm në vrapimin me lazer, ndërsa i parakaloi të gjithë dhe grumbulloi 1586 pikë. Në vendin e dytë Gromadski i Rusisë me 1581 pikë dhe në të tretin koreani Seo Çanguan me 1576 pikë. Që nga skerma tek kalimi me pengesa dhe tek noti në 100 metra stil i lirë ishte kryesues egjiptiani El Ashqar.
Por që nuk rezultoi më i pas i tillë, ndërsa medalja e artë shkoi për çekun Lukes Matej, kurse Kampionati Botëror i Pentathlon Modern uli siparin për vitin 2026.
