Reperi shqiptar Cllevio nuk ka mundur të vazhdojë udhëtimin drejt Zvicrës, pasi është ndaluar në aeroportin “Malpensa” të Milanos. Artisti kishte planifikuar të udhëtonte drejt Zvicrës për të performuar gjatë mbrëmjes në eventin “Rinora 4”, por planet e tij janë ndërprerë gjatë qëndrimit në aeroportin italian.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në “InstaStory”, ku ka publikuar edhe pamje nga aeroporti. Në video shihen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje, ndërsa krahas pamjeve Cllevio ka shkruar: “Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”.
Me këtë postim, reperi ka lënë të kuptohet se nuk do të mund të jetë pjesë e performancës së planifikuar në Zvicër, duke u kërkuar falje fansave dhe organizatorëve. Megjithatë, Cllevio nuk ka treguar se për çfarë arsyeje është ndaluar nga autoritetet italiane.
Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar që sqaron nëse bëhet fjalë për problem me dokumentacionin, një kontroll të zakonshëm kufitar apo ndonjë çështje tjetër. Deri në një sqarim nga autoritetet ose nga vetë reperi, arsyeja e ndalimit mbetet e paqartë.
Ajo që dihet deri tani është se Cllevio është ndaluar në aeroportin “Malpensa” dhe, për pasojë, nuk ka arritur të udhëtojë drejt Zvicrës për koncertin e planifikuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
