Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një anije pasagjerësh u përmbys pranë Qipros së Veriut, tha kryeministri turko-qipriot, Unal Ustel. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për gjetjen e 23 personave të zhdukur, tha Ustel, kryeministri i territorit të vetëshpallur. “Gjithsej 267 persona ndodheshin në anije. 237 prej tyre janë shpëtuar nga ekipet tona.
Fatkeqësisht, shtatë persona kanë humbur jetën. Operacionet tona të kërkim-shpëtimit për gjetjen e 23 personave të zhdukur po vazhdojnë pa ndërprerje, ndërsa të gjitha burimet tona janë mobilizuar”, shkroi ai ne X. Ministria e Brendshme tha se anija kishte filluar të mbushej me ujë dhe “rrezikonte të fundosej 4 milje detare larg Portit të Kyrenias (Qipro veriore).
Destinacioni i anijes ishte porti Tasucu në Turqi. Kompania që operon anijen e pasagjerëve të përmbysur tha se është “thellësisht e pikëlluar nga aksidenti tragjik”. BBC
