PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Shtetësinë, VV i

0%

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar rishikimin e Ligjit të ri për Shtetësinë, duke pretenduar se neni 31 ua mundëson marrjen e shtetësisë së Kosovës personave me prejardhje serbe që kanë jetuar në vend deri në vitin 1998, si dhe pasardhësve të tyre.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se ky nen është i dëmshëm dhe se ligji duhet të rishikohet urgjentisht pas konstituimit të Kuvendit. Sipas saj, nga zyrat e gjendjes civile ka informacione se një numër i madh serbësh tashmë po pajisen me shtetësi të Kosovës.

Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kundërshtoi nenin 31, duke pretenduar se ligji ishte miratuar me procedurë të përshpejtuar dhe pa praninë e opozitës. Ajo kërkoi që dispozita të ndryshohet pas funksionalizimit të Kuvendit. Në anën tjetër, zëvendësministri i Parë i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, i cilësoi shqetësimet si të pabazuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tha se synimi kryesor i ligjit është lehtësimi i rifitimit të shtetësisë për bashkatdhetarët dhe mundësimi i marrjes së saj nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë. Sipas Dugollit, dispozita e kundërshtuar ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm dhe tashmë është pjesë e normave kushtetuese.

Për ndryshimin e saj, tha ai, nevojitet amendamentimi i Kushtetutës, proces që kërkon edhe votat e komuniteteve joshumicë. Ligji i ri për Shtetësinë u miratua në lexim të dytë më , me 69 vota për dhe dy kundër, ndërsa hyri në fuqi më 22 maj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com