Bogujevci: Për familjet e të zhdukurve, pritja nuk ka përfunduar

0%

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka kujtuar familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se kërkimi për zbardhjen e fatit të tyre duhet të vazhdojë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bogujevci ka shprehur solidaritet me familjet që ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre. Ajo ka thënë se zbulimi i varrezave masive dhe gjetja e mbetjeve mortore, edhe vite pas përfundimit të luftës, dëshmojnë se ende ka shumë raste që presin të zbardhen.

Duke iu referuar gjetjeve të fundit në Zubin-Potok, Bogujevci ka thënë se ato janë dëshmi se ende ka të vërteta që duhet të zbardhen. “Për secilin person të zhdukur ka një familje që pret. Ka një emër, një fytyrë dhe një histori që nuk mund të mbeten pa përgjigje” , ka shkruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Bogujevcit, institucionet kanë përgjegjësi të vazhdojnë kërkimet, të ruajnë kujtesën dhe të kërkojnë të vërtetën deri në zbardhjen e fatit të secilit person të zhdukur. “Për familjet e të zhdukurve, pritja nuk ka përfunduar. Dhe për ne, kërkimi nuk duhet të ndalet”, ka përfunduar ajo.

Burimi: Bota Sot