Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër zbulon si ndalën Spanjën

0%

Kepi i Gjelbër bëri mrekullinë duke ndalur Spanjën kampione të Europës, në ndeshjen e parë të Botërorit.Ndër lojtarët kryesorë në fushë ishte 23-vjeçari Sidni Lopez Kabral, i cili foli me Voetbal International në lidhje me ndeshjen kundër Lamine Jamal dhe shokëve të tij të ekipit: “Sa herë që Lamine Jamal kishte topin, mendoja, ‘Oh dreq’”.

Pastaj shtoi: “Ende nuk e kemi kuptuar plotësisht gjithçka që ka ndodhur”, tha Lopez Kabral duke qeshur. “WhatsApp, Instagram dhe Snapchat im janë plot me mesazhe. Shumë prej tyre janë nga Kepi i Gjelbër, por kam marrë mesazhe edhe nga brazilianë e vende të tjera.”

Burimi: Bota Sot