Zyrtare, Leao i bashkohet Galatasarayt

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi portugez, Rafael Leao, është transferuar te skuadra e Galatasarayt. Leao iu bashkua Galatasarayt nga Milani për 38 milionë euro. Leao me gjigantin turk ka nënshkruar kontratë katërvjeçare. Sulmuesi i krahut te Galata do të përfitojë një pagë prej 10 milionë euro në edicion.

Milani do të përfitojë 20 për qind të shumës së fituar nga shitja e ardhshme e lojtarit. 27-vjeçari tashmë i ka përfunduar testet mjekësore dhe ka filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës. Leao pjesë e Milanit ishte nga viti 2019 kur u transferua nga Lille për 49.5 milionë euro.

Reprezentuesi i Portugalisë me “Kuqezinjtë” ka shënuar 80 gola dhe ka bërë 65 asistime në 291 ndeshje të zhvilluara. 27-vjeçari me Milanin ka fituar dy trofe, një herë titullin e kampionit dhe një herë Superkupën e Italisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha