Një shtëpi në Prishtinë përmbytet nga uji si pasojë e reshjeve të

0%

Një qytetare me emrin Hana Kurti është ankuar në redaksinë e KALLXO.com se si pasojë e reshjeve të shiut mbrëmë () dhe për shkak të punimeve të Komunës në rrugën “Bajram Curri” në lagjen Arbëria të Prishtinës, shtëpia e saj është përmbytur nga uji, duke i shkaktuar dëme materiale.

Ajo ka thënë se e ka lajmëruar rastin në Komunë, por sipas saj, deri më tash askush nuk ka reaguar nga ana e Komunës. Në anën tjetër, drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, për KALLXO.com ka thënë se deri më tash sipas tij, pala nuk është paraqitur në qendrën operative të drejtorisë së tij.

Fushtica ka thënë se pala do të kontaktohet menjëherë për të bërë zgjidhjen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo