Pamje të reja kanë dokumentuar momentin kur një masë gjigante akulli u shkëput nga mali Langtang Lirung në Himalaje, duke shkaktuar një zinxhir rrëshqitjesh dhe përmbytjesh në Nepal dhe Tibet. Videoja, e filmuar nga një udhërrëfyes kinez, tregon akullin, shkëmbinjtë dhe dëborën duke u lëshuar me shpejtësi drejt luginës.
Alpinistët raportohet se dëgjuan një krisje të fuqishme pak para shembjes. Masa e rrëzuar bllokoi përkohësisht luginën dhe krijoi një liqen, nga i cili më pas u çlirua një vërshim i fuqishëm përmes lumenjve malorë drejt vendkalimit kufitar Gyirong–Rasuwagadhi.
Pamjet, të siguruara dhe verifikuara nga “The New York Times”, konsiderohen ndër dëshmitë më të qarta për nisjen e katastrofës së 26 gushtit. Qindra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur në Nepal dhe Tibet, përfshirë mbi 500 shtetas të huaj.
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë rifilluar pas përmirësimit të motit, ndërsa autoritetet vazhdojnë t’i monitorojnë dy liqene në zonën e sipërme për shkak të rrezikut nga përmbytje të tjera. Imazhet satelitore tregojnë se vendbanime, ura dhe rrugë përgjatë lumit Trishuli janë mbuluar nga balta, uji dhe mbetjet. Ndër zonat më të goditura janë Rasuwagadhi dhe Syapru Besi.
New footage exclusively obtained by The New York Times showed the aftermath of the moment a giant glacier broke away from the top of a ridge in the Himalayas, setting off a torrent of mud, snow, floodwaters and debris to the valley communities below. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
