TI QË BËRE PADREJTËSI

0%

Poezi nga: Czeslaw Milosz Përktheu: Agron Shala Ti që bëre padrejtësi ndaj një njeriu të thjeshtë Që për krimin shpërtheve në të qeshura, Dhe që rreth vetes mbajte një turmë budallenjsh Për të përzier të mirën me të keqen, për ta mjegulluar kufirin, Ndonëse të gjithë përuleshin para teje, Duke thënë se virtyti dhe urtësia ta ndriçonin rrugën, Duke farkëtuar medalje ari për nderin tënd, Të lumtur që kishin mbijetuar edhe një ditë, Mos u ndiej i sigurt.

Poeti mban mend. Mund ta vrasësh njërin, por lind një tjetër. Fjalët janë shkruar, vepra, data. Dhe më mirë të të zinte një agim dimri, Një litar dhe një degë e përkulur nën peshën tënde. Uashington , 1950

Burimi: Telegrafi