Roma është përfshirë në ndryshime të rëndësishme në mesfushë, ku pas largimit të El Aynaoui drejt Leipzigut, verdhekuqtë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit holandez Marten de Roon. Kontrata e mesfushorit holandez skadon në vitin 2027, ai do të transferohet te Roma për shifrën simbolike prej 1 milionë eurosh të gjitha në formë bonusesh falë një marrëveshje mes klubeve.
Lojtari kishte kërkuar largimin nga Atalanta, sidomos pas transferimit të Kessie te zikaltrit e Bergamo-s. Lidhja e fortë mes De Roon dhe trajnerit Gasperini ka qenë vendimtare për këtë kalim e toj tek skuadra kryeqytetase.
