Dy javë pasi u kthye nga Amerika, gruaja denoncon bashkëshortin në

0%

Një rast i dhunës në familje është iniciuar në Klinë, pasi një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për presion dhe dhunë psikologjike të vazhdueshme, raporton Sinjali. Rasti lidhet me një mosmarrëveshje që dyshohet se ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës të mëngjesit, ndërsa Policia është vënë në dijeni nga e dëmtuara.

Pas pranimit të informacionit, të dy bashkëshortët janë kontaktuar dhe ftuar që të paraqiten në Stacionin Policor në Klinë, ku janë dëgjuar ndaras lidhur me rrethanat e rastit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gruaja, 50-vjeçare, kishte ardhur në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth dy javë më parë, ku edhe punon.

Në deklaratën e dhënë para hetuesve, ajo ka thënë se mëngjesin e asaj dite kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin, por ka sqaruar se mes tyre nuk kishte pasur kontakt fizik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, denoncimi i saj nuk është kufizuar vetëm te debati i asaj dite. 50-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti dyshohet se ushtron ndaj saj presion dhe dhunë psikologjike në vazhdimësi, duke pretenduar se ai shfaq xhelozi dhe e ofendon. Pas incidentit, gruaja është larguar së bashku me fëmijët dhe ka shkuar në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili, pavarësisht se nuk është raportuar dhunë fizike, ka udhëzuar që të iniciohet rast penal për “Dhunë në familje”. Bashkëshorti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ndaj tij do t’i procedohet Prokurorisë përmes kallëzimit penal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com