Greqia ka forcuar mbështetjen për Forcat e Armatosura të Libanit, duke dërguar një tjetër kontingjent pajisjesh ushtarake në kuadër të bashkëpunimit të mbrojtjes mes dy vendeve. Pjesë e dytë e donacionit grek mbërriti të shtunën, më 29 gusht, në portin e Bejrutit, me anijen cisternë “RODOS”.
Dërgesa përfshin 13 automjete të blinduara të tipit M113 dhe 10 automjete për përdorim të përgjithshëm STEYR 680 M, të cilat do t’u kalojnë Forcave të Armatosura të Libanit.
Në ceremoninë e zhvilluar me rastin e mbërritjes së pajisjeve morën pjesë nga pala greke konsulli në Bejrut, Ignatios Papadimitriou, në cilësinë e përfaqësuesit të ambasadorit, Atasheu i Mbrojtjes, si dhe presidenti i Komunitetit Grek të Bejrutit, Panos Andriotis. Dërgesa është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarak dhe të mbrojtjes mes Athinës dhe Bejrutit.
