Rama fton qytetarët për pjesëmarrje në protestë me 1 shtator: Qeveria

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarë që të marrin pjesë në protestë me datën 1 shtator, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë mbi 344 milionë euro buxheteve komunale. Përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se kjo shumë është marrë nga Qeveria që nga viti 2022, sipas tij, për obligime në nivelin qendror.

Ai ka thënë se Qeveria ka detyruar Komunat që obligimet nga kontratat, që sipas tij, Komunat nuk janë palë vendimmarrëse, t’i paguajnë nga buxhetet komunale. “Kjo Qeveri ka bllokuar 37.5 milionë euro të të hyrave vetanake të Komunave.

Kjo Qeveri ua ka lënë Komunave barrën financiare prej 0.5% për çdo vit të përvojës së punës, obligim i cili është i nivelit qendror” – ka thënë ndër të tjera Rama. Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar protestë me 1 shtator kundër siç kanë thënë, qasjes së Qeverisë kundrejt nivelit lokal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky Asociacion ka mbajtur një konferencë për media disa ditë para se ta mbajnë protestën më , duke shprehur pakënaqësitë e tyre në raport me Qeverinë në detyrë të Kosovës. Agim Aliu, kryetar i Asociacionit dhe i Komunës së Ferizajt gjatë deklarimit të tij ka thënë se ka dy vite që nuk e kanë takuar kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti.

“Ka dy vite që nuk e kemi takuar kryeministrin, në cilësi të ndryshme, qoftë si kryeministër, qoftë si kryeministër në detyrë të Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti dhe kjo tregon qartazi për atë sa është pengesë në punët dhe angazhimet e komunave, moskrijimi i institucioneve dhe paqëndrueshmëria e institucioneve.” – ka thënë Aliu para gazetarëve, më .

Më , kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se kryetarët e komunave të Kosovës do të protestojnë në shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës. Në ditën e njëjtë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për një protestë të kryetarëve të komunave kundër Qeverisë më 1 shtator.

Faton Peci deklaroi se Përparim Rama nuk mund të flasë në emër të tij dhe të Mitrovicës, duke e quajtur tentativë të “krisur” që komunat t’i bëjnë opozitë Qeverisë. Protesta do të fillojë në ora në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Burimi: Kallxo