I dërgova në afekt e nervozë e sipër” | 41-vjeçari pranon mesazhet

0%

Një rast i dhunës në familje me elemente të kanosjes në Fushë Kosovë ka marrë zhvillim të ri, pasi personi i dyshuar është paraqitur në Polici dhe është intervistuar lidhur me mesazhet kërcënuese që dyshohet se ia kishte dërguar ish-partneres së tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është R.M., 41-vjeçar, ndërsa rasti ishte denoncuar më 28 gusht nga ish-partnerja e tij, L.I., 37-vjeçare. Sipas informacioneve të rastit, dy palët kishin bashkëjetuar, por marrëdhënia e tyre kishte përfunduar rreth tre muaj më parë. 37-vjeçarja është paraqitur në Polici rreth orës dhe ka deklaruar se ishte kanosur nga ish-partneri i saj.

Pas denoncimit, ajo është intervistuar nga hetuesi për dhunë në familje. I dyshuari ishte kontaktuar fillimisht përmes telefonit dhe kishte deklaruar se do të paraqitej në stacion nëse kishte mundësi. Një ditë më vonë, më 29 gusht, rreth orës , 41-vjeçari është paraqitur në Polici, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka deklaruar se kishte bashkëjetuar me viktimën dhe se kohëve të fundit marrëdhëniet mes tyre ishin prishur. Por pjesa kryesore e deklaratës së tij lidhet me mesazhet për të cilat ishte denoncuar. Sipas informacioneve të Sinjalit, i dyshuari ka pranuar se ia kishte dërguar mesazhet kërcënuese ish-partneres, duke pretenduar se këtë e kishte bërë “në gjendje afekti, me nervozë e sipër”.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka marrë vendim që 41-vjeçari të ndalohet për 48 orë. Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje” me elemente të kanosjes dhe procedurat hetimore po vazhdojnë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com