Katalanasit kërkojnë shkëmbimin e lojtarit të stolit me titullarin e

0%

Barcelona duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtarët e Interit këtë merkato. Pas përpjekjes së katalanasve për të nënshkruar me Lautaro Martinez , drejtori sportiv Deco është rikthyer me një as në mëngë para se të mbyllet afati kalimtar. Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport”, Deco i ka propozuar kampionëve të Italisë shkëmbimin mes Alejandro Baldes dhe Federico Dimarcos.

Pas afrimit të Joao Cancelos hapësirat për Balde janë më të pakta dhe duket se dhe trajneri Hansi Flick ia ka bërë të qartë drejtuesve që mbrojtësi nuk është pjesë e planeve të tij. Nga krahu tjetër 28-vjeçari konsiderohet absolutisht i pashitshëm nga zikaltërit dhe i ka mbyllur dyert menjëherë tentativës së drejtuesve të Barcelonës për të arritur një marrëveshje.

Burimi: Bota Sot