PDK në homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur: Fati i tyre duhet

0%

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te Memoriali kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, PDK-ja tha se me respekt dhe përulje kujton të gjithë personat, fati i të cilëve ende mbetet i pazbardhur, duke shprehur solidaritet me familjet që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për të afërmit e tyre.

“Me respekt dhe përulje kujtojmë të gjithë ata, fati i të cilëve ende mbetet i pazbardhur dhe qëndrojmë pranë familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Partia Demokratike e Kosovës theksoi se kërkimi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe drejtësinë për ta duhet të vazhdojë deri në gjetjen e secilit prej tyre. “E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë detyrim i përhershëm i yni”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Burimi: Bota Sot