U afrua me bujë te Milani, por sulmuesi Santiago Himenez, rezultoi një dështim te kuqezinjtë, ndërkohë që tashmë është duke menduar për një aventurë të re. Mediat italiane bëjnë me dije se 25-vjeçari është shumë pranë kalimit te Porto.
Milani dhe klubi portugez gjatë natës të së shtunës arritën marrëveshjen për kalimin e sulmuesit meksikan te klubi i drejtuar nga italiani Françesko Farioli. Marrëveshja mes dy klubeve është për një kalim të futbollistit me huazim me të drejtë blerje për 18 milionë euro që mund të shndërrohet në detyrim blerje në bazë të minutave të aktivizimit të lojtarit në fushën e lojës gjatë sezonit.
