Pelena në fushë dhe fyerje ndaj kriminelit Mladiq në ndeshjen në Novi

0%

Shpërndaje në: Tifozët e Novi Pazarit kanë hedhur pelena në fushë dhe kanë bërë thirrje kundër kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, në ndeshjen e kampionatit të Serbisë në futboll ndaj Maçvës, të luajtur të shtunën mbrëma. Krimineli serb, Mladiq, vdiq në burgun në Hagë.

“Avaz” shkruan se gjatë ndeshjes nga tifozët në fushë janë hedhur shumë pelena dhe se ky veprim i tifozëve boshnjakë të Novi Pazarit lidhet me raportimet e mediave për përdorim të pelenave nga krimineli Mladiq gjatë qëndrimit në burg në Hagë. Mladiqi ishte i dënuar për gjenocid dhe krime të luftës ndaj boshnjakëve. Tifozët e Novi Pazarit po ashtu kanë bërë thirrje kundër kriminelit Mladiq.

Sipas “avaz.ba”, ky ishte reagim ndaj gjithë atyre që e përkrahin kriminelin serb, Mladiq.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha