Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur shpresën se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të arrihet sa më shpejt.

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haxhiu tha se përmbyllja e marrëveshjes është e rëndësishme për ecjen përpara të vendit. “Unë uroj që marrëveshja të përmbyllet sa më parë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të ecim përpara”, tha Haxhiu. Bekim Sejdiu në garë për president?

Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim Ajo theksoi se Kosova ka përpara një sërë përgjegjësish dhe reformash që duhet të vazhdohen, ndërsa veçoi edhe obligimet në proceset integruese. “Le të shpresojmë që kjo javë që po vjen të jetë vendimtare për këtë proces të rëndësishëm”, deklaroi Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, arritja e një marrëveshjeje do të ishte e rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, si dhe në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Kurti dhe Abdixhiku u takuan sërish të shtunën mbrëma, në një takim të paparalajmëruar, por pas përfundimit nuk dhanë detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, deklaroi shkurt Kurti pas takimit

Burimi: Telegrafi