Gushti sjell fluks në jug/ Mbi 297 mijë lëvizje në Qafë Botë dhe

0%

Lëvizjet në pikat kufitare të Sarandës kanë qenë të larta gjatë muajit gusht, me daljet që kanë tejkaluar hyrjet si në PKK Qafë Botë, ashtu edhe në Portin e Sarandës. Në Pikën Kufitare të Qafë Botës, nga data 1 deri më , janë regjistruar gjithsej 146.819 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Sipas të dhënave të siguruara nga Komisariati i Kufirit Sarandë, 70.061 shtetas kanë hyrë në territor, ndërsa 76.758 kanë dalë. Në hyrje janë regjistruar 5.352 shtetas shqiptarë dhe 64.709 shtetas të huaj. Në dalje, shifrat janë 5.515 shtetas shqiptarë dhe 71.243 shtetas të huaj. Krahasimi i shifrave tregon një diferencë prej 6.697 lëvizjesh më shumë në dalje sesa në hyrje.

Të njëjtën tendencë e ka pasur edhe Porti i Sarandës, ku gjatë periudhës 1-30 gusht janë regjistruar gjithsej 150.715 lëvizje. Sipas të dhënave, në port kanë hyrë 72.643 shtetas, ndërsa kanë dalë 78.072. Nga këta, në hyrje janë regjistruar 9.140 shtetas shqiptarë dhe 63.503 shtetas të huaj. Në dalje, 9.085 shtetas shqiptarë dhe 68.987 shtetas të huaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe në Portin e Sarandës, numri i daljeve është më i lartë, me 5.429 lëvizje më shumë krahasuar me hyrjet. Shifrat tregojnë se pjesën më të madhe të trafikut kufitar në të dyja pikat e kalimit e përbëjnë shtetasit e huaj. Në Qafë Botë, si në hyrje ashtu edhe në dalje, lëvizjet e shtetasve të huaj janë ndjeshëm më të larta se ato të shtetasve shqiptarë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Portin e Sarandës. Në total, të dyja pikat kanë regjistruar 297.534 lëvizje gjatë periudhës së raportuar të muajit gusht, me daljet që kanë qenë në të dyja rastet më të shumta se hyrjet.

Burimi: Bota Sot