Ankohet trajneri i Iranit: Trajtim i padrejtë

0%

Përzgjedhësi i Iranit, Amir Ghalenoei, nuk e fshehu zhgënjimin e tij për eksperiencën në Kupën e Botës, duke i akuzuar organizatorët dhe autoritetet e turneut për trajtim të padrejtë ndaj skuadrës së tij. Trajneri iranian deklaroi se ekipi është përballur me vështirësi të shumta jashtë fushës, të cilat sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në performancën e futbollistëve.

“Na është bërë një trajtim i padrejtë. Na kishin premtuar të shkonim në SHBA 24 orë para çdo loje, e këtë radhë na dhanë më pak se 16 orë. Na është dashur t’i ndërprisnim stërvitjet në gjysmë. Kemi punuar në kushte jo të favorshme dhe kjo ka ndikuar te skuadra” , u shpreh ai pas ndeshjes së parë.

Ghalenoei theksoi se lojtarët e tij e kanë bërë maksimumin pavarësisht pengesave dhe kërkoi më shumë respekt për përfaqësuesen iraniane. “Futbollistët dhanë gjithçka në fushë. Nuk kam asgjë për t’u ankuar, por presim që të trajtohemi në të njëjtën mënyrë si të gjitha kombëtaret e tjera”, deklaroi trajneri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se Irani do të vazhdojë të luftojë deri në fund për objektivat e tij në turne, pavarësisht situatës së vështirë. “Duhet të përgatitemi për gjithçka. Kemi kaluar shumë sfida, por nuk do të dorëzohemi”, p ërfundoi Ghalenoei.

Deklaratat e trajnerit iranian kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa mbetet për t’u parë nëse FIFA apo organizatorët do t’u përgjigjen ankesave të ngritura nga kampi iranian. Kombëtarja aziatike do të luajë sonte në Los Angeles nga ora me kohën tonë lokale kundër Belgjikës.

Burimi: Bota Sot