Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të xhiros së tretë

0%

Superliga e Kosovës rikthehet këtë të diele me dy ndeshje të flakta. Në orën Vushtrria pret Dritën. Vendasit janë në krizë të thellë, pa asnjë pikë pas dy humbjeve dhe kërkojnë reagim urgjent para tifozëve, ndërsa Drita vjen me moral të lartë pas fitores 5:3 në ndeshjen e parë dhe me një fitore sot ngjitet direkt te kreu, pranë Malishevës dhe Gjilanit që kryesojnë me 7 pikë.

Në mbrëmje, në orën në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina përballet me Llapin. Bardhekaltrit gjithashtu kanë vetëm një ndeshje të zhvilluar, fitoren 4:2, dhe kërkojnë fitoren e dytë për t’u afruar te liderët. Në anën tjetër Llapi, ende pa pikë pas dy disfatave, kërkon pikët e para për të dalë nga zona e ftohtë e tabelës.

Burimi: Bota Sot