Martinez firmos me Chelsean

0%

Shpërndaje në: Portieri i njohur argjentinas, Emiliano Martinez, ka firmosur me Chelsean. Martinez deri më tani ishte tek Aston Villa, ndërsa shumë klube ishin të interesuara për të. Në fund e transferoi Chelsea. 33-vjeçari ka firmosur për tri vjet me Chelsean. Ai është fitues i Kupës së Botës 2022 dhe finalist i Botërorit 2026. “Jam i lumtur që jam në këtë klub të futbollit.

Ishte një vendim i lehtë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Martinez. I vlerësuar një prej portierëve më të mirë në botë, Martinez ka bërë karrierë edhe tek Arsenali dhe si i huazuar te shumë skuadra të tjera. Tek Aston Villa ishte për gjashtë vjet.

Burimi: Koha