Një drejtues “Jet Ski” është ndëshkuar me 500 mijë lekë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë dhe hyri në zonën ku laheshin pushuesit në Ksamil. Ngjarja u konstatua nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë patrullimit në sektorin detar pranë Ishujve të Ksamilit.
Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për ndalimin e mjetit lundrues, i cili sipas policisë po rrezikonte sigurinë e pushuesve. Në përfundim të veprimeve administrative, Jet Ski u bllokua, ndërsa drejtuesi u gjobit me 500 mijë lekë.
Policia njofton se kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
