Emiliano Martinez ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Chelsea, duke u transferuar nga Aston Villa. Portieri argjentinas ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Blutë” dhe pritet të jetë përforcimi kryesor në portën e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso. Në Londër, Martinez do të bashkohet me bashkëlojtarin e tij te kombëtarja e Argjentinës, Enzo Fernandez.
I njohur me nofkën “Dibu”, Martinez largohet nga Aston Villa pas 256 paraqitjeve. Ai e mbylli aventurën si një nga figurat kryesore të klubit, me të cilin fitoi edhe Ligën e Evropës sezonin e kaluar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
