Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe një nga rafineritë më të

0%

Një valë e re sulmesh me dronë ukrainas ka goditur të dielën dy objekte strategjike në Rusi: bazën ajrore ushtarake në Yeysk dhe rafinerinë e naftës Kirishi në rajonin e Leningradit. Në bazën e Yeyskut, në rajonin e Krasnodarit, pas sulmit u regjistruan vatra zjarri pranë pistave dhe zonave të magazinimit.

Banorët lokalë raportuan edhe shpërthime të tjera pas goditjeve fillestare, ndërsa autoritetet ruse nuk dhanë menjëherë hollësi për dëmet. Në të njëjtën kohë, dronët shënjestruan rafinerinë Kirishi, të njohur si KINEF. Guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, deklaroi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 42 dronë, por konfirmoi shpërthimin e një zjarri në zonën industriale.

KINEF është një nga rafineritë më të mëdha në Rusi dhe përpunon rreth 20 milionë tonë naftë bruto në vit, përkatësisht afro 400 mijë fuçi në ditë. Kapaciteti i saj përbën mbi gjashtë për qind të kapacitetit të përgjithshëm të rafinimit në vend. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com