Skena si në filma në Fushë Kosovë, polici civil e rrëzon me një boks

0%

Një ngjarje si në filma ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë. Në një video të siguruar nga media, shihet një person i cili nuk i bindet urdhrit të zyrtarëve policorë. Në momentin kur policia po tentonte t’i vinte prangat një personi, një tjetër ka ndërhyrë, duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Kjo ka bërë që njëri nga policët ta godasë me grusht personin, duke e rrëzuar përtokë. Sipas informacioneve të IndeksOnline, personi i arrestuar është shtetas turk, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e arrestimit

Burimi: Bota Sot