Vodhi një makinë dhe tentoi të arratisej, 35-vjeçari italian përplas

0%

Një 35-vjeçar italian është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet Audi Q5 dhe është përpjekur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gjatë ndjekjes nga policia, Angelo Esposito ka përplasur disa automjete dhe ka goditur me makinën një punonjës policie, i cili ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Njoftimi: Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian. Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E., 35 vjeç, banues në Itali. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës të datës , ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah. Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Burimi: Bota Sot