Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, dyshohet se kërcënoi një

0%

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kanosur një person me një mjet të mprehtë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës , kur i dyshuari, me maskë në fytyrë, ka hyrë në një lokal “Mobi Shop”. Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur viktimën me një mjet të mprehtë që e kishte në dorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi