Një rast i dhunimit të një të miture është raportuar në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dje një grua së bashku me vajzën e saj të mitur kanë raportuar se vajza ishte dhunuar rreth dy javë më parë nga një person i dyshuar. “Palët janë intervistuar. Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje” , thotë Policia në raportin ditor.
Burimi:
Bota Sot
