Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, ndërsa Kosova vazhdon të përballet me plagën e mijëra familjeve që ende nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve të tyre. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona konsideroheshin të zhdukur.
Edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Familjarët vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, ndërsa çështja e personave të zhdukur mbetet një prej plagëve më të rënda dhe të pazgjidhura të luftës së viteve 1998–1999.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
