Irani përçahet pas gjashtë muajsh lufte, debat në Teheran nëse duhet

0%

Pas gjashtë muajsh lufte me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, udhëheqja iraniane po përballet me një ndarje të thellë për mënyrën se si duhet të vazhdojë vendi: drejt një marrëveshjeje përfundimtare apo drejt vazhdimit të përballjes.

Debati në Teheran po krahasohet me një prej momenteve më vendimtare të historisë moderne të Iranit, luftën me Irakun e Saddam Husseinit në vitet 1980, shkruan CNN. Më shumë se katër dekada më parë, pas muajsh humbjesh, forcat iraniane ndërmorën një ofensivë të papritur që ndryshoi rrjedhën e luftës.

Megjithatë, udhëheqësi suprem i atëhershëm, Ayatollah Ruhollah Khomeini, vendosi të mos ndalej me rikthimin e territoreve iraniane, por të vazhdonte luftën me synimin për rrëzimin e Saddam Husseinit. Ky vendim e shndërroi konfliktin në një luftë të gjatë rraskapitëse, e cila zgjati edhe gjashtë vjet dhe la qindra mijëra të vrarë. Tash, Irani ndodhet para një dileme të ngjashme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një pjesë e figurave që dominon strukturat e pushtetit e konsideron konfliktin aktual si një “luftë të imponuar”, duke argumentuar se rezultati nuk do të përcaktohet vetëm nga fuqia ushtarake, por edhe nga aftësia për të rezistuar më gjatë. Në anën tjetër, kampi më pragmatik brenda udhëheqjes iraniane kërkon që Teherani të shfrytëzojë pozicionin aktual për të arritur një marrëveshje.

Presidenti Masoud Pezeshkian, kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi përmenden mes figurave që mbështesin arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ata argumentojnë se ekonomia iraniane është dëmtuar rëndë nga lufta, ndërsa bllokada detare amerikane dhe dëmtimi i infrastrukturës po shtojnë presionin mbi vendin.

Edhe pse politikanët iranianë deklarojnë publikisht se Republika Islamike ka dalë fituese nga konflikti, brenda establishmentit mbetet një përçarje e fortë ideologjike mbi atë se çfarë duhet të konsiderohet realisht “fitore”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com