Përleshje në Pejë, arrestohen katër persona

0%

Katër persona janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike mes vete. Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të premten rreth orës në rrugën “Mehmet Ibraj”. Si pasojë e rrahjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i katërt është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Burimi: Telegrafi